Skuadra e Elversberg-ut ka shënuar fitore të thellë me rezultat 4:0 ndaj Hertha Berlinit, në takimin e javës së 24-të të Bundelsiga II.
Reprezentuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, u paraqit titullar për Elversbergun, i cili me shokë i shkaktuan debakël rivalit.
Damar (11′), Fellhauer (29′), Zimmerschied (37′) e Sahin (45+3′) – shënuan për fitoren e thellë.
Asllani është zëvendësuar në minutën e 68-të.
Elversberg renditet në vend të gjashtë me 39 pikë e Hetha Berlini në të 14-tin me 26 sosh.