• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, May 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Asllani: Mësoj shumë nga Lautaro

14/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Do të jetë padyshim një përballje e zjarrtë. Siç e kemi thënë e stërthënë ditët e fundit, mbrëmjen e 15 qershorit, “Legjionarët” e Kombëtares sonë do të sfidojnë në “mitikun” e Dortmundit, “Signal Iduna Park”, kampionët në fuqi të Evropës, Italinë, në sfidën e parë të vlefshme për fazën e grupeve të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.

Pas konferencës së djeshme, për shtyp, nga ambientet stërvitore, në Kaiserau, “ylli” i mesfushës së Kombëtares sonë, Kristjan Asllani ka dhënë edhe një intervistë për “Corriere della Sera”, ku zbuloi se ka një shoqëri të fortë me Frattesin, ndërsa shtoi se Barella është nga ata lojtarë që shumë cilësi dhe sasi njëkohësisht.

“Lautaro Martinez është nga ata që dua ta falenderoj shumë sepse flet me mua dhe më mëson shumë edhe kur jemi jashtë fushës. Nuk dua të zbuloj se çfarë bisedojmë, por janë biseda që mua më ndihmojnë shumë. Inzaghi? Ai e di shumë mirë gjen momentin e duhur për të folur, më ndihmon jashtëzakonisht shumë.

Barella? Është nga ata që ka shumë cilësi dhe sasi njëkohësisht, për mua është një nga më të fortët në botë në rolin e tij dhe dua që ta shoh në fushë në ndeshjen e Shqipërisë kundër Italisë. Bastoni pastaj është shumë elegant, ndërsa Darmian është “Princi” ynë.

Frattesi? Budalla! Bëj shaka sepse është një mik i madh i imi. Ka një forcë fizike të jashtëzakonshme, tek Inter ka shumë konkurrencë dhe mendoj se ai duhet të jetë i kënaqur nga sezoni që kaloi.  Kam folur këto ditë me të, shpresoj mos t’i shënoj Shqipërisë”,- u shpreh “arkitekti” i mesfushës “kuqezi”.

Next Post

LIVE GJERMANI-SKOCI/ Shkelmohet topi i parë, starton Europiani

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.