Monday, 16. March 2026
Sport

​Asllani ndryshon numrin e fanellës te Interi

GS 18/07/2023 1 Min. Lesezeit

Kristjan Asllani do të luajë me numë të ri në edicionin garues 2023/24 të Serie-me Interin.

Mesfushori shqiptar i cili kaloi te Interi nga Empoli sezonin e kaluar luajti me numrin 14 në fanellë, por tashmë edhe zyrtarisht e ka ndryshuar atë, raporton lajmi.net.

Edhe zyrtarisht, në faqen zyrtare të Interit, Asllani është paraqitur me numrin 21.

Reprezentuesi shqiptar pret që të ketë më shumë minuta në fushë në sezonin e ri, sidomos pas largimit të kroatit Marcelo Brozovic drejt Al Hilal-it në Arabinë Saudite./Lajmi.net/

  


Teilen: