Monday, 30. March 2026
Sport

Asllani nuk ftohet për duelin me Romën

GS 18/01/2026 1 Min. Lesezeit

Trajneri i Torinos, Marco Baroni, ka lënë jashtë listës mesfushorin Kristjan Asllani për ndeshjen e radhës në Serie A kundër Romës.

Ndryshe nga periudha te Interi, ku Asllani mbetej jashtë vetëm në raste dëmtimesh, kjo zgjedhje e stafit teknik sinjalizon një mbyllje të mundshme të eksperiencës së tij te Torino.

Ndërkohë, klubi që zotëron kartonin, Interi, po punon për gjetjen e një destinacioni të ri, megjithëse operacioni konsiderohet i ndërlikuar në këtë fazë.

Nga ana tjetër, lajme pozitive vijnë për Ardian Ismajlin, i cili është rikuperuar dhe do të jetë i gatshëm për sfidën e radhës.

Mbrojtësi la fushën i dëmtuar në ndeshjen e fundit të Kupës, por gjendja e tij fizike tashmë është e stabilizuar.

Ndeshja Torino – Roma, luhet sot prej orës 18:00.

Teilen: