• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Asllani paralajmëron italianët: Nuk na llogaritin, por jemi gati të surprizojmë

09/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas triumfit 3-1 në miqësoren e Shqipërisë ndaj Azerbajxhanit, Kristjan Asllani ka dhënë një intervistë për SportMediaset në Itali, ku ndër të tjera ka folur edhe për përballjen me “të kaltrit” në 15 qershor në Dortmund.

Asllani ka zbuluar se mezi e pret përballjen me Italinë, teksa është shprehur se kuqezinjtë e Sylvinhos janë gati të bëjnë gjithçka në fushë për të thyer të gjitha parashikimet.

“Jemi në një grup të fortë dhe nuk na llogaritin, por ne kemi arritur këtu me meritë, duke djersitur shumë. Po punojmë shumë për të bërë të tjera surpriza, duke nisur nga ndeshja me Italinë, të cilën mezi e pres. Kam folur shpesh me shokët e mi te Interi për këtë përballje. Tani kam luajtur dy ndeshje miqësore të plota dhe kam ritmin e duhur në këmbë. Jemi gati të bëjmë maksimumin në fushë”,u shpreh Asllani.

Emri i mesfushorit shqiptar është lakuar shpesh në merkaton e kësaj vere, megjithatë Asllani i ka idetë e qarta dhe këtë e konfirmon për median italiane.
10 Best Soccer Documentaries Streaming

“Te Interi më kanë ndihmuar shumë dhe këtë sezon kam marrë më shumë minuta. Jam rritur shumë dhe po punoj për t’u përmirësuar edhe më shumë. Nuk do të largohem nga Interi, pavarësisht zërave të merkatos”, theksoi mesfushori shqiptar.

Next Post

Conte kërkon dy futbollistë, Napoli sakrifikon Osimhen

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.