• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Asllani pas humbjes nga Italia: Më vjen keq për tifozët

16/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk arritën të vinin në jetë një mrekulli, por Shqipëria dhuroi një paraqitje pozitive përballë Italisë, për fat të keq dolën duar bosh nga kjo sfidë e parë në “Euro2024”. Kristjan Asllani ndjen keqardhje për këtë fakt, mbi të gjitha për tifozët kuqezi që ishin të pranishëm në Iduna Park:

“Patëm atë rasti ne fundit që nuk barazuam dot. Gjetëm golin shpejt, pastaj u ulëm shumë pas dhe Italia ka një mbajtje topi të mirë, ata janë kampionët. Ne vrapuam shumë, por luajtëm deri në fund. Erdhi ai rasti i fundit dhe e devijoi Donnarumma, sikur të shënonim. Vazhdojmë, por më vjen keq për tifozët që kanë bërë këtë gjë të madhe si brenda si jashtë stadiumit.

Italia sulmon me shumë veta, janë të fortë. Ishte e vështirë për mua e Ramadanin që vraponim kot, u lodhëm shumë. Jemi grup dhe do të vazhdojmë kështu në ndeshje të tjera.

Më vjen keq për tifozët që nuk i dhamë një rezultat pozitiv por ky është futbolli. I falënderoj me zemër, ishim mbi 50 mijë veta sot. Faleminderit, shpresoj të bëjmë më tepër në ndeshjet e tjera”, tha Asllani.

Next Post

Tri sfida interesante sot në Euro 2024

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.