Thursday, 12. March 2026
Sport

Asllani rinovon kontratën me Hoffenheimin

GS 10/07/2025 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani nuk do të largohet nga Hoffenheimi.

Bëhet e ditur se Asllani do ta rinovojë kontratën me Hoffenheimin që i skadon vitin tjetër.

Me rinovimin e kontratës që do të bëhet zyrtare së shpejti, Asllani do të jetë pjesë e Hoffenheimit deri në verën e vitit 2029.

Asllani këtë verë u kthye tek Hoffenheimit, pasi sezonin e shkuar ishte i huazuar tek Elversbergu në Bundesligën 2, ku shkëlqeu me 18 gola.

Ai kishte tërhequr vëmendjen e Werder Bremenit në këtë afat kalimtar, por duket se Hoffenheimi llogarit në reprezentuesin e Kosovës.

 

 

 

Teilen: