Friday, 16. October 2026
Sport

Asllani shënon ndaj Besiktasit, por Hoffenheimi pëson humbje (VIDEO)

GS 15/10/2026 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani, ka vazhduar me paraqitjet e mira, duke gjetur sërish rrugën drejt golit, kësaj radhe në Ligën e Evropës.

Asllani realizoi golin e barazimit për Hoffenheimin në minutën e 68-të në përballjen ndaj gjigantit turk Besiktas, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, goli i sulmuesit kosovar nuk mjaftoi që skuadra gjermane të shmangte humbjen. B

esiktasi arriti të shënonte tri herë, në një përballje ku Hoffenheimi u përpoq të mbetej në lojë deri në fund. Skuadra turke fitoi me rezultat 3:2 në fund./lajmi.net/

🚩 Live: Hoffenheim 1-1 Besiktas

⚽️ Goal: Asllani (68′) https://t.co/1IS1fPZH3x

— Goal Raider (@GoalRaider) October 15, 2026

Teilen: