Saturday, 16. May 2026
Sport

Asllani shkëlqen me dy golanë Gjermani

GS 31/08/2024 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi 22-vjeçar i Kosovës shkëlqen me dopietë në Gjermani!

Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, po kalon një moment të shkëlqyer te skuadra e Elversberg, në Bundesligën 2 të Gjermanisë.

22-vjeçari është grumbulluar nga trajneri Foda për dy duelet që dardanët do të zhvillojnë në muajin shtator, ndërkohë që Asllani u shndërrua në një protagonist absolut në duelin e ditës së sotme, në duelin ndaj Darmshtadit, ku skuadra e tij triumfoi me rezultatin 4-0. 

Asllani arriti të shënonte dopietë me shumë klas në minutat 20 dhe 59. Sulmuesi është i huazuar nga klubi i Hofenheimit.

Ai ka shënuar katërt në katër ndeshje për sulmuesin shqiptar të Kosovës, që po shndërrohet në një bomber të vërtetë.

Teilen: