Saturday, 25. April 2026
Sport

Asllani titullar, rikthimet nuk do të luajnë nga fillimi. Ja formacionet e mundshme të Inter-Xhenoa

GS 04/03/2024 1 Min. Lesezeit

Trajneri Simone Inzagi paralajmëroi rrotacion për duelin e sotëm në mbrëmje ndaj Xhenoas, por në fakt do të tregohet i kujdesshëm për formën që po kalon ekipi kuqeblu.

16458260671132

Në portë pritet të jetë si gjithnjë Zomer, ndërsa mbrojtja do të përbëhet nga Pavar, De Vraj dhe Karlos Augusto. Bastoni mungon për shkak të kartonëve. Në linjën me 5 do të luajnë Dumfris nga e djathta dhe Dimarko nga e majta.

Në mesfushë pritet të jetë Kristjan Asllani përpara mbrojtjes, ndërkohë që Barela dhe Mkitarian duhet të bëjnë një sforco për shkak se të tjerët nuk janë në formë. Në sulm dyshja do të jetë Lautaro Martinez dhe Sançez. Megjithatë, trajneri Inzagi ka marrë sinjale pozitive nga infermieria.

Açerbi do të jetë i gatshëm, po ashtu si Turam dhe Fratezi. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk pritet të jetë titullar sot.sfggfhPANORAMASPORT.AL

Teilen: