Transferimi i sulmuesit Fisnik Asllani nga Hoffenheimi te skuadra e Leipzigut, mund të konsiderohet si çështje e mbyllur, tashmë.
Leipzigu do të jetë skuadra e re e Asllanit, pasi është vetëm çështje kohe përpara se të bëhet prezantimi i sulmuesit kosovar.
Për transferimin e Asllanit, Leipzigu është pajtuar të paguajë 30 milionë euro kurse 23-vjeçari më ekipin e ri, do të firmos kontratë pesëvjeçare,
Në fakt, mësohet se Asllani te skuadra e Leipzigut, do ta zëvendësojë Yan Diomanden, i cili do të transferohet te skuadra e Real Madridit.
“Fisnik Asllani do ta kompensoj largimin e Diomandes te Reali, ndonëse dy lojtarët nuk kanë profil të njëjtë dhe luajnë në pozita të ndryshme. Me transferimi e Asllanit, Leipzigu synon ta rivalizoj Bayernin për titullin e kampionit”, kanë shkruar mediumet në gjermani.
Asllani ka kontratë deri në vitin 2029 me Hoffenheimin, ekip për të cilin realizoi 11 gola dhe bëri 10 asistime në sezonin e fundit.