Pas humbjes 1-0 mbrëmjen e sotme ndaj Juventusit, zikaltërit e Interit janë kthyer pas 10 vite, pikërisht në sezonin 2014-2015, kur nuk fitonte asnjë ndeshje në 4 duelet e Serisë A me Milanin dhe Juventusin. Ishte Erik Tohir, president në atë kohë, Maxarri dhe Mançini trajnerë dhe Xherdan Shaqiri si fantazist. Ishte një tjetër jetë në atë kohë.
10 VITE MË PARË- Këtë sezon, skuadra e Inzagit ka koleksionuar 2 barazime dhe 2 humbje kundër Milanit dhe Juventusit në kampionat (pa harruar humbjen me kuqezinjtë në Superkupë).
Në sezonin 2014-2015 zikaltrit barazuan 1-1 ndeshjen e parë të luajtur në Torino dhe humbën në “San Siro”. Vendimtarë ishin golat e Markizios dhe Moratës pas avantazhit të Mauro Ikardit.
Kundër kuqezinjve të drejtuar nga Inzagi në atë kohë, erdhën 2 barazime, golat e Menez dhe Obit, në një ndeshje dhe sfida tjetër me rezultat 0-0. Këtë vit Interi ka barazuar 1-1 me Milanin dhe ka humbur 2-1 sfidën e parë, ku Gabia u bë heroi. Kundër bardhezinjve Interi ka barazuar 4-4 dhe u mposht mbrëmjen e sotme 1-0.
PANORAMASPORT.AL