Juventus ka barazuar pa gola në tri ndeshjet e fundit. “Bardhezinjtë” ndanë pikët me Romën, Empolin dhe Napolin, respektivisht nga java e tretë në të pestë.
Të njëjtën ecuri pati trajneri i Juventusit, Tiago Mota, në fillimin e sezonit të kaluar me Bolonjën. 3 barazime pa gola, që u regjistruan nga java e katërt në të gjashtë.
Më pas aventura e tij shkoi mjaft mirë, ndërsa Bolonja ishte dhe surpriza e sezonit. Aktualisht Juve mban vendin e katërt në Seria A, ndërsa nuk ka provuar shijen e humbjes.
PANORAMASPORT.AL