Tuesday, 6. October 2026
Futboll

🔥 Asnjë minutë në 4 ndeshjet e fundit më Italinë, sulmuesi ndërron mendje dhe do të zgjedhë Brazilin?

GS 06/10/2026 2 Min. Lesezeit

Pas fitores 1-4 në transfertë, Italia fitoi edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Turqisë, me shifrat 3-1, duke u futur kështu fuqishëm në garë për kualifikimin në çerekfinalet e Ligës së Kombeve.

Mes emrave të grumbulluar nga trajneri i Italisë, Roberto Mancini, kishte pritshmëri të mëdha për debutimin e parë me ekipin e të rriturve të Samuele Inacio, sulmuesit 18-vjeçar që luan me Borussia Dortmund.

Megjithatë, gjatë këtyre katër ndeshjeve, sulmuesi i lindur në vitin 2008 u grumbullua vetëm një herë nga Mancini, për ndeshjen e djeshme kundër Turqisë, por nuk luajti asnjë minutë, kështu që debutimi i shumëpritur nuk ndodhi. Por çfarë ndodh tani?

Samuele Inacio është djali i i Inacio Pias, ish-sulmuesit brazilian që ka luajtur, ndër të tjera, për Napolin dhe Atalantën dhe ka gjithë të drejtën të lërë Italinë tani dhe të zgjedhë të përfaqësojë Brazilin.

Duke qenë se nuk është aktivizuar në asnjë ndeshje zyrtare me “Axurrët”, Inacio ka gjithë të drejtën e mundshme të zgjedhë Brazilin, megjithëse në daljet e tij publike është shprehur gjithmonë se ëndërron të mbrojë ngjyrat e Italisë.

Teilen: