• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Asnjë nga lista e Fonsekës, klubi i Milanit në luftëme kohën

01/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Paulo Fonseka pret të marrë pronësinë e zyrës me pamje nga “Milanello”, teksa ndërkohë, drejtuesit e klubit vazhdojnë të eksplorojnë merkaton në kërkim të përforcimeve në funksion të kursit të ri. Në detaje, janë të paktën katër prurje për të cilat Monkada me shokë po punojnë dhe përqendrojnë vëmendjen e tyre:

fonseka

një sulmues, një mesfushor difensiv, një qendërmbrojtës dhe një anësor i djathtë. Duke qenë se Zirkze është temë më vete, le të flasim për të tjerët. Për të forcuar mesfushën, nevojitet një mesfushor depërtues dhe në këtë drejtim emri më i nxehtë duket të jetë ai i Jusuf Fofanasë që luan për Monakonë dhe që së fundmi la të kuptohet se dëshiron një ndryshim të ekipit me një sy pikërisht kundër “Djallit”. Vlera e tij është rreth 20-25 milionë euro dhe për Fonsekën ai mund të jetë njeriu i duhur për të vendosur si mburojë përpara mbrojtjes. Duke supozuar se ofensiva për ta blerë do të ndodhë në kohën e duhur. Në fakt, Juve dhe PSG gjithashtu e pëlqejnë lojtarin dhe kuqezinjtë duhet të përshpejtojnë për të kaluar përpara konkurrencës.

KANDIDATËT – Më në fund kapitulli mbrojtja dhe krahu i djathtë. Me lamtumirën e Kjaerit, Milani me siguri do të duhet të gjejë një tjetër qendërmbrojtës për t’ia dorëzuar Fonsekës në mënyrë që të kompletojë repartin e tërhequr. Të paktën numerikisht. Për momentin profili i ndjekur me më shumë interes është ai i Jakub Kivior, ish-lojtar i Specias që aktualisht luan për Arsenalin, por ndryshimet në program nuk përjashtohen pasi në orët e fundit po fiton hapësirë alternativa Brasie (i monitoruar edhe më parë). Gjithçka mbetet për t’u vlerësuar në varësi të mundësive që do të ofrojë merkato. Për sa i përket krosisë së djathtë, Fonseka mund të sjellë Tiago Santos, një mbrojtës i trajnerit portugez që vlerësohet rreth 12 milionë euro. Përndryshe, për momentin emri tjetër në fokusin e kuqezinjve do të ishte ai i brazilianit të Totenhemit, Emerson Rojal, të cilin kuqezinjtë e kanë ndjekur edhe në hapësira e mëparshme të merkatos.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Përballja Franca – Belgjika, dalin formacionet zyrtare

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.