Oltijon Kërnaja ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, pas shkarkimit nga posti i trajnerit të Partizanit ditën e sotme. Tekniku falënderon presidentin Demi për besimin e dhënë, stafin, skuadrën dhe tifozët që e kanë mbështetur.
“E gjitha nisi me një postim të thjeshtë, një klub i madh si @fkpartizani ishte në vështirësi, vetëm 1 gol i shënuar në fund të renditjes, dhe papritur Presidenti Gaz Demi i beson një djali të ri, shumë kritika, shumë mllef ndaj emrit, por me punë dhe përkushtim të gjithë me radhë, nga punëtori më i thjeshtë deri te futbollisti më i fundit, sigurisht duke përfshirë dhe Stafin arritëm të kthejmë Partizanin në luftë për Final 4.
Asnjë s’e besonte por realiteti ky është, Partizani është në vend të 4 dhe në luftë për Europë!
*Faleminderit presidentit për besimin e një emri kaq të madh.
*Faleminderit tifozave # Guerrilsa që gjithmonë më mbështet.
* Faleminderit çunave që vrapuan pa fund për të arritur rezultate, që asnjë s’e besonte
* Faleminderit gjithë stafit për përkushtimin me orë të tëra pranë ekipit!
Krenar për atë që kemi dhënë në fushë!
#pmtp
I juaji Olt Kernaja! Mirutakofshim”, shkruan Kërnaja.
