Pesë fitore radhazi për Juventusin në Serinë A, gjashtë në shtatë ndeshjet e fundit. Skuadra bardhezi mori mbrëmjen e sotme përkohësisht kryesimin e kampionatit italian falë suksesit 2-1 përballë Kaljarit në “Allianz Stadium”.
Një përballje që u vendos në pjesën e dytë, pasi një 45-minutëshi të parë të ekuilibruar, pa shumë raste në portat respektive.
Takimin e zhbllokoi Bremer në minutën e 60-të, pas një asisti të marrë nga Kostic. Ndërkohë për golin e dytë mendoi një tjetër mbrmjtës, bëhet fjalë për Ruganin që dyfishoi shifrat në minutën e 70-të.
Ndërkohë për miqtë ngushtoi shifrat Dosena 5 minuta pas golit të Ruganit.
Një fakt interesant është se Juventusi ka shënuar të paktën një gol me 5 mbrojtës të ndryshëm në Serinë A këtë sezon (Bremer, Kambaso, Danilo, Gati dhe Rugani), asnjë ekip në 5 Ligat Europiane në këtë sezon nuk ka kaq shumë mbrojtësa golashënues.
5 – #Juventus have scored at least one goal with five different defenders in #SerieA this term (Bremer, Cambiaso, Danilo, Gatti and Rugani), no team in the big-5 European Leagues 2023-24 has so many scorers amongst the defenders. Force.#JuventusCagliari pic.twitter.com/7F3wVshDL0
— OptaPaolo (@OptaPaolo) November 11, 2023
PANORAMASPORT.AL