Kaiserslautern do të përballet me Bajer Leverkusen, në finalen e Kupës së Gjermanisë.
“Aspirinat” vijnë pas disfatës së parë të sezonit, asaj humbje kundër Atalantës në finalen e Ligës së Europës, dhe kërkojnë të rigjejnë fitoren sonte. Ata e kanë fituar tashmë kampionatin, por me një triumf në finale, mund të forcojnë pozitat e tyre si ekipi më i mirë i sezonit në Gjermani.
Nga ana tjetër është Kaiserslautern, ekipi i Bundësligës 2, ku mund të shikojë në ditë “të bardhë”, në historinë e tyre që ka vite që i mungon. Vijnë si surprizë në këtë finale, ku do të bëjnë maksimumin që të mund ta fitojnë dhe të sjellin në shtëpi trofeun.
FORMACIONET ZYRTARE:
KAISERSLAUTERN (4-2-3-1): Krahl; Pushaçz, Elvedin, Tomiak, Zimer; Rashl, Kaloç; Redondo, Riter, Zolinski; Hansilik | Trajner: Friedhem Funkel
BAJER LEVERKUSEN (3-4-2-1): Hradecki; Kosounou, Tah, Trapsoba; Frimpong, Andrih, Xhaka, Grimaldo; Hofman, Virc; Shik | Trajner: Çabi Alonso
SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL