Monday, 23. February 2026
Sport

 Astana është më e fortë se Partizani

GS 24/08/2023 1 Min. Lesezeit

Në Kazakistan janë të bindur se Astana do të kalojë Partizani dhe do të shkojë në grupet e Conference League.

Ish-mbrojtësi i Astanës  Antonio Rukavina, ka ndarë mendimin e tij për këtë përballje.

“Unë mendoj se që në momentin kur Astana nisi rrugëtimin në Champions League, kishte shumë mundësi të mbërrinte në grupet e Conference League sepse situata në ekip nuk është e mirë, për të shkuar në Champions.

Sigurisht, edhe tani në këtë gjendje Astana është më e fortë se Partizani.

Do të fitojnë 2-0 në shtëpi dhe do ta kenë më të lehtë për të luajtur në Shqipëri”, tha Rukavina.

Teilen: