Sonte do të luhen ndeshjet e dyta të kësaj jave në Champions League.
Bayern Munich do të përballet me Aston Villën, me ndeshjen që luhet në ‘Villa Park’, shkruan GazetaBlic Sport.
Skuadra gjermane e ka nisur shumë mirë kampionatin dhe edicionin në Ligën e Kampionëve, duke siguruar fitore të thellë e historike në ndeshjen ndaj Dinamo Zagreb.
Aston Villa, gjithashtu e nisi mbarë, duke triumfuar me shifrat 0 me 3 ndaj Young Boys, sinjale këto që tregojnë se sonte pritet të zhvillohet një përballje fantastike.
Ja formacionet e mundshme:
Aston Villa: Martinez; Konsa, Carlos, Torres, Digne; Onana, Tielemans; Bailey, Rogers, Ramsey; Watkins
Bayern Munich: Neuer; Guerreiro, Upamecano, Kim, Davies; Kimmich, Pavlovic; Olise, Musiala, Gnabry; Kane
/GazetaBlic Sport/