Monday, 13. April 2026
Sport

Aston Villa befasohet nga Olympiacosi, Fiorentina fiton në shtëpi

GS 02/05/2024 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Aston Villas është befasuar në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Konferencës.

Në duelin e luajtur të enjten mbrëma në Angli, Aston Villa pësoi humbje nga skuadra e Olympiacosit me rezultatin 4:2.

Më i merituari për triumfin e Olympiacosit ishte sulmuesi Ayoub El Kaabi, I cili realizoi “hat-trick” kurse me një gol kontribuoi edhe Santiago Hezze. Golat për Aston Villan i shënuan Ollie Watkins e Moussa Diaby.

Dueli i kthimit mes këtyre dy skuadrave luhet pas shtatë ditësh në Greqi.

Ndërsa, gjysmëfinalja tjetër, ajo mes Fiorentinës dhe Clubb Brugges ka përfunduar me shifrat 3:2 për ekipin Italian.

Riccardo Sottil, Andrea Belotti e Mbala Nzola shënuan për Fiorentinën, ndërsa Brugge u kundërpërgjigj nëpërmjet Hans Vanakenit që realizoi nga penalltia dhe Igor Thiagos.

Teilen: