Është Bologna e Vincenzo Italianos në rrugën e Aston Villas në Champions League. Klubi anlez ka shijuar një fillim ëndrrash të sezonit, me dy suksese nga dy në Evropë (kundër Young Boys dhe Bayern) dhe fillimin më të mirë të 26 viteve të fundit në Premier League (17 pikë në 8 ndeshje), por Unai Emery nuk i beson bolonjezëve.
“Bologna ka qenë e suksesshme në vitin e fundit dhe ka një histori të madhe në Itali – fjalët e tij në konferencën për shtyp – Ata luajtën shkëlqyeshëm me Thiago Motta dhe tani ata kanë një trajner që ka bërë dy finalet e fundit të Ligës së Konferencës”.
Gjithsesi ka shumë besim dhe nuk mungon ambicia: “Besojmë se mund të konkurrojmë. Nuk e di deri ku do të arrijmë, por për momentin jemi në një pozicion të mirë në Champions dhe Premier. Ne duam të ndërtojmë diçka të rëndësishme, ky është mesazhi që po u dërgoj lojtarëve dhe se djemtë e kanë bërë të tyren”.
“Ne e duam punën tonë dhe duam të jemi të suksesshëm, Liga e Kampionëve ishte një ëndërr, por tani ne nuk jemi këtu vetëm për të luajtu. Ne duam të jemi atje për të konkurruar dhe duam të konfirmojmë veten mes të mëdhenjve për një kohë të gjatë”.