Arsenali ka zhgënjyer para shikusve të vet duke luajtur baras (2:2) me Aston Villën.
Fillimisht dukej se do të jetë e lehtë për Arsenalin pasi që ishin në epërsi me 2:0.
Golat e Martinellit (35′) e Havertzit (55′) i dhanë një komoditet Arsenalit, ngase avancuan me 2:0.
Mysafirët nuk u dorëzuan dhe barazuan rezultatin duke iu falënderuar golave të Tielemans (60′) e Watkins (68′).
Pas javës së 22-të në Premier League Arsenali zë vendin e 2-të me 44 pikë e Aston Villa është në të 7-tin me 36 sosh.