Sunday, 22. March 2026
Futboll

Aston Villa rikthehet te fitorja dhe vendi i 4-të, Tottenham drejt Championship (video)

GS 22/03/2026 2 Min. Lesezeit

Janë luajtur sot tri ndeshjet e radhës për javën e 31-të në Premier League. Në mesditë, Neëcastle u mposht 1-2 nga Sunderland në “St.James’Park”. “Qymyrxhinjtë” e mbyllën pjesën e parë në avantazh falë golit të Antony Gordon, miqtë përmbysën shfirat me dy gola të shënuar në pjesën e dytë.

Pas 4 javësh, Aston Villa është rikthyer te fitorja duke mposhtur në shtëpi 2-0 West Ham. Për ekipin e drejtuar nga Unai Emery vendosën golat e John McGinn në pjesën e parë dhe Ollie Watkins në pjesën e dytë.

Tottenham vazhdon rënien e lirë, duke u mundur në shtëpi 0-2 nga Nottingham Forest. Igor Jesus shënoi me kokë në fund të pjesës së parë, pas krosimit të Neco Williams nga goditja e këndit. Morgan Gibbs-White dyfishoi shifrat për Nottingham, pas asistit të Hudson-Odoi. Taiëo Awoniyi vulosi fitoren 0-3 me golin e tij në minutën e 86-të, pas krosimit të Neco Williams.

Nottingham merr kështu një fitore të madhe ndaj një rivali direkt për mbijetesën. Tottenham renditet në vendin e 17-të me 30 pikë, një pikë më shumë se West Ham i vendit të 18-të, vend që të dërgon në Championship.

SHIKOGOLAT

Teilen: