Thursday, 5. March 2026
Sport

Aston Villa siguron shërbimet e Youri Tielemans

GS 11/06/2023 1 Min. Lesezeit

Rënia në Championship u kushtoi jo pak “dhelprave” të Leicester, të cilët ndëprenë marrëdhëniet e tyre me plot 7 lojtarë, të cilët refuzuan rinovimin e kontratës, pas zhgënjimit në Premier League.

Padyshim ndër lojtarët më të kërkuar nga Leciester është “arkitekti” belg i mesfushës, Youri Tielemans, me 26-vjeçarin që konsiderohet si një ndër transferimet më të mira me parametra 0 këtë verë.

Mirëpo, teksa pritej kalimi i belgut te Liverpool apo “gjigandë” të tjerë të Evropës, skuadra e Aston Villa ka përfituar nga “qetësia” dhe ka nënshkruar me lojtarin mbrëmjen e djeshme.

Belgu 26-vjeçar pëlqehet shumë nga tekniku Unai Emery dhe konsiderohet si një përforcim “luksi” për një ekip që militon në Conference League.

Teilen: