Kampioni i shumfishtë i Kosovës, Astrit Fazliu emërohet kryetrajner i skuadrës FC Dielli nga edicioni 2024/25.
Astriti, si një lojtarë me përvojë të madhe pritet t’i sjell përvojën e duhur skuadrës së Diellit.
Astriti ka qenë pjesë e shumë skuadrave si FC Ferizaj, FC Prishtina, Shkëndija, Partizani, Flamurtari i Vlorës, Feronikeli, Drita dhe së fundmi e KF Vjosës.
Astriti është prezantuar së bashku me Shpejtim Gashi si trajner i portierëve dhe Alban Elezi si fizioterapeut.