Pas shpalljes fajtor të Manchester City për 114 nga 115 akuzat e ngritura kundër tij nga Premier League, shumë figura të njohura të futbollist anglez dhe atij botëror, janë shprehur pro dënimit të “Qytetarëve”.
Ish-sulmuesi i Anglisë dhe i klubeve të njohura si Aston Villa e Tottenham, Darren Bent, ka propozuar që Manchester City duhet të ketë të njëjtin fat si Juventus në Itali dhe Rangers në Skoci.
“Nëse shohim se çfarë i ndodhi Juventusit dhe çfarë i ndodhi Rangers-it… sa divizione zbritën ata? 4 divizione? Manchester City duhet të dënohet dhe të shkojë në League Two (Divizioni i Katërt). Gjithashtu duhe të ndalohen për të kryer transferime për 5 ose 6 vitet e ardhshme. Në rast dënimi me zbritjen vetëm në Championship, nuk mjafton”, tha ish-sulmuesi në një reagim për TalkSPORT.