• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Atalanta e Gjimshitit barazon me Arsenalin, bie Barcelona, fiton Atletiko

19/09/2024
in Futboll Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Në ditën e parë të Champions League, Atalanta e Berat Gjimshitit(u aktivizua për 90 minuta) dhe Arsenali ndanë aksionet me një barazim 0-0. Në Geëiss Stadium fiton ekuilibri, me skuadrën italiane që mund të pendohet më shumë se Topçinjtë për mundësinë e humbur në minutën e 51-të nga Retegui, i cili, duke u shfaqur te pika e bardhë e penalltisë, lejoi veten të hipnotizohej nga Raya. Cuadrado nga njëra anë dhe Martinelli nga ana tjetër tentuan të zhbllokojnë sfidën, por pa fat.

Një 18-vjeçar përmbys golin e një 17-vjeçari, pas avantazhit provizor të një 22-vjeçari. Jo, nuk është një ndeshje e Ligës së të rinjve, por përmbledhja e Monako-Barcelona. Në moshën 18 vjeç e 34 ditë, George Ilenikhena u bë golashënuesi më i ri i Monacos në Champions League, duke mposhtur rekordin e një Kylian Mbappe dhe mbi të gjitha duke firmosur golin e fitores 2-1 kundër katalanasve në minutën e 71-të. Në pjesën e parë shënuan Akliouche në minutën e 16-të dhe Yamal në minutën e 28-të. Ndeshja gjithsesi u ndikua qartë nga kartoni i kuq direkt i marrë në minutën e 11-të nga Eric Garcia.

Në frymën e fundit. Në një rikthim, Atletico Madrid mundi Leipzig në Ëanda Metropolitano dhe mori tri pikët e para. Skuadra gjermane shënoi e para me Benjamin Sesko, ndërsa barazpesha u vendos nga  Antoine Griezmann. Më pas, në frymën e fundit, Gimenez firmosi për 2-1.

 

 

Next Post

Trepça ndaj kampionit të Çekisë, Nymburk

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.