• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Atalanta e Gjimshitit merr fitoren e parë në Ligën e Kampionëve

30/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Atalanta ka marrë një fitore të rëndësishme në xhiron e dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur në Bergamo skuadrën belge të Club Brugge me rezultat 2-1.

Pjesa e parë nisi me surprizë, pasi në minutën e 38-të mysafirët kaluan në epërsi. Pas një aksioni të shpejtë, Nicolo Tresoldi asistoi për Christos Tzolis, i cili me një goditje precize nga skaji i zonës dërgoi topin në rrjetë, duke e çuar Club Bruggen në avantazh prej 0-1.

Në pjesën e dytë, trajneri Ivan Juric bëri ndryshime vendimtare dhe ato dhanë rezultat. Pas një ndërhyrjeje të portierit Nordin Jackers në minutën e 73-të, gjyqtari akordoi penallti për Atalantën.

Nga pika e bardhë u tregua i saktë Lazar Samardžić, i cili barazoi shifrat në 1-1.

Vetëm pas pak minutash, në minutën e 87-të, erdhi edhe momenti i madh i ndeshjes. Pas një kombinimi të bukur, Mario Pasalic shënoi me kokë pas asistimit të Yunus Musah, duke përmbysur rezultatin në 2-1 dhe duke i dhënë Atalantës tre pikë shumë të vlefshme.

Berat Gjimshiti luajti gjithë ndeshje, duke u konfirmuar si nga më të mirët në fushë, pasi përveç golit, mbrojtja e vendasve qëndroi e pathyeshme deri në fishkëllimën e fundit.

Me këtë fitore, Atalanta merr tri pikët e para në grup dhe rikthehet fuqishëm në garë për kualifikim, ndërsa belgët e Club Brugge po ashtu kanë një fitore pas dy xhirove të para.

Next Post

Dybala e Sabatini në pritje të ëmbël, në mes të shkurtit vjen në jetë fëmija i tyre i parë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.