• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Atalanta e Gjimshitit mposht Milanin dhe ngjitet në vendin e parë

07/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Atalanta e Berat Gjimshitit nuk ka të ndalur në Serinë A, teksa mbrëmjen e sotme regjistroi fitoren e 11-të në 15 javë duke mposhtur Milanin me rezultatin 2-1.

Një triumf i artë ky që ngjit bergamaskët përkohësisht në vendin e parë me 34 pikë, 2 më shumë se ndjekësit e Napolit që kanë një ndeshje më pak.

Golat e De Ketelare në minutën e 12-të dhe Lukman në minutën e 87-të, i dhuruan suksesin skuadrës së Gaspërinit, teksa golin e vetëm për Milanin e shënoi Morata në minutën e 22-të.

Kjo ishte humbja e katërt në kampionat për Milanin e Fonsekës, që e shikon veten në vendin e shtatë me 22 pikë. Duelin e radhës kuqezinjtë do e luajnë në “San Siro” ndaj Xhenoas, ndërkohë që kryesuesit e Atalantës, luajnë në transfertë ndaj Kaljarit të Alen Sherrit.

Për sa i përket Gjimshitit, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare qëndroi në fushë 76 minuta, teksa më pas i la vendin Kosounout.

Next Post

Sot zhvillohen dy ndeshje të forta në Albi Mall Superligën e Kosovës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.