Thursday, 28. May 2026
Sport

Atalanta e Gjimshitit mposht Napolin dhe i merr Interit vendin e dytë

GS 03/11/2024 1 Min. Lesezeit

Atalanta ka bërë një super ndeshje në transfertë pasi mposhti Napolin kryesues me shifrat 3:0.

Padyshim heroi i sfidës është Ademola Lukman i cili me dygolëshin e tij u tregua vendimtar në pjesën e parë pasi realizoi në minutat 10’ dhe 31’ të ndeshjes.

Teksa dukej që sfida do të mbyllej kështu, Retegui i dërgoi shifrat në 3-0 pasi shënoi gol në minutat shtesë.

Me këtë fitore të çmuar Atalanta e Berat Gjimshitit ngjitet në vendin e dytë me 22 pikë ndërsa skuadra e Kontes mbetet në krye me 25 pikë.

Amir Rrahmani u paraqit titullar rpër Napolin.

Teilen: