Duke folur për mediat pas disfatës në finalen e Europa League, që është edhe humbja e parë pas 51 ndeshjes, trajneri i Bayer Leverkusen, Xabi Alonso u shpreh se Atalanta ishte më mirë se ta.
Tekniku spanjoll shtoi se skuadra e tij nuk mundi të luante siç do të donte, ndërsa u shpreh se nuk ishte dita e tyre dhe se është turp që ndodhi në finale.
“Sot Atalanta ishte më e mirë se ne, nuk mund të thuash ndryshe. Sot nuk mundëm të luanim ashtu siç donim, pas golit të parë Atalanta gjeti energji të madhe dhe ne e pranuam atë. Ne ishim gati për duelet një kundër një në të gjithë në fushë, por ne nuk ishim në gjendje të imponoheshim. Nuk ishte dita jonë, është turp që ndodhi në finale, por ne nuk mund të bëjmë gjë tjetër veçse ta pranojmë”-tha ai.
Më tej numri një i stolit të Leverkusen se do të analizojnë çdo detaj dhe do të shikoj gabimet, pa mohuar edhe të tijat.
“Do të analizojmë çdo detaj pas ndeshjes, ndoshta ka pasur disa gabime, edhe të miat. Humbëm shumë duele një kundër një. Ndeshja që kishim përgatitur nuk funksionoi dhe patëm disa probleme”, deklaroi Xabi Alonso./h.ll/abcnews.al