Monday, 6. April 2026
Futboll

Atalanta fundos Leece-n dhe rikthehet në garë për Europën (video)

GS 06/04/2026 2 Min. Lesezeit

Atalanta është rikthyer te fitorja në Serie A, pas tre javëve. Bergamaskët kanë fituar 0-3 në “Via del Mare”, në transfertën ndaj Lecce-s, ndeshje e vlefshme për javën e 31-të në Serie A.

Sfida u zhbllokua në minutën e 29-të, ku Giorgio Scalvini edhe pse është mbrojtës, tregoi cilësitë e një sulmuesi të vërtetë, duke shënuar një gol tejet të bukur, pas asistit të Charles De Ketelaere. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Atalantën.

Në minutën e 59-të, ishte Nicola Krstovic që dyfishoi shifrat për Atalantën, sërish asist i De Ketelaere. Në minutën e 73-të ishte Giacomo Raspadori i futur si zëvendësues në pjesën e dytë, ai i cili shënoi golin e tretë me një goditje të fuqishme brenda zonës. Pas kesaj fitoreje, Atalanta mban vendin e 7-të me 53 pikë, duke u rikthyer në garë për një vend për në Kupat e Europës. Lecce mbetet në vendin e 18-të me 27 pikë.

Ylber Ramadani dhe Berat Gjimshiti, luajtën si zakonisht titullarë dhe ishin ndër më të mirët në fushë për dy ekipet respektive.

SHIKOGOLAT

Teilen: