Tuesday, 18. August 2026
Sport

Atalanta, gjithçka e lehtë me Sturm Graz. Fiton edhe Monaco

GS 21/01/2025 1 Min. Lesezeit

Në ndeshjen e 7-të të grupit të Ligës së Kampionëve, Atalanta mundi 5-0 Sturm Graz-in dhe me një ndeshje para përfundimit, u kualifikua matematikisht në play-off. Retegui zhbllokoi sfidën në minutën e 12-të, e më pas shpërtheu në pjesën e dytë.

Pasalic firmosi për 2-0 (58′), më pas De Ketelaere  63’ shënoi të tretin. Në minutën e 90-të Lookman e Bresciani në minutën e 94-ët e bënë fitoren edhe më të bukur.  Tani skuadra italiane luan për Top 8 në ditën e fundit në fushën e Barcelonës. Austriakët matematikisht janë jashtë 24-shes së parë.

Në ndeshjen tjetër, Monaco arriti një fitore 1-0 në shtëpi ndaj Aston Villas, vendosi goli i Singo në minutën e 8-të.

Teilen: