Wednesday, 19. August 2026
Sport

Atalanta humbet rrugën drejt kreut, Juventusi regjistron barazimin e 13-të në Serinë A

GS 15/01/2025 1 Min. Lesezeit

Atalanta dhe Juventusi nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 në duelin e vlefshëm për javën e 19-të të Serisë A.

Pas këtij rezultati, bergamaskët e Gasperinit, duket se kanë humbur rrugën drejt kreut.

Ky ishte barazimi i tretë për Atalantën, që tashmë e shikon veten 4 pikë nga Napoli kryesues. 

Ndërkohë që në krahun tjetër Juventusi vijon “abonimin” me barazimet, ku regjistroi të 13-tën në 20 javë. 

Kalulu shënoi i pari në minutën e 54-t, ndërkohë që Retegui barazoi shifrat në të 78-ën.

Në duelin e radhës Atalanta do të presë Napolin, ndërkohë që Juventusi përballet me Milanin në shtëpi. 

Teilen: