Manuel Lokateli ka analizuar humbjen që Juventusi pësoi nga Atalanta duke shpjeguar gjithashtu edhe se si skuadra ku ai është kapiten mund të ngrihet në një moment të vështirë dhe delikat ku ndodhet.
Si e shpjegon rënien totale pas golit? Ne kishim vështirësi. Më pas goli i dytë na shkatërroi. Kundërsulmet e tyre na bënë dëm dhe kjo nuk duhej të ndodhte.
A ka ndikuar te ju diskutimi për titullin? Jo, ne përpiqemi të lexojmë sa më pak të mundemi. Duhet të mbrohemi dhe të mendojmë për objektivin tonë që është kualifikimi në Ligën e Kampioneve. Duhet të mendojmë vetëm për këtë.
Sa e vështirë është të luash me këtë atmosferë? Atmosfera mund të ndikojë tek të rinjtë. Ne duhet ta ndryshojmë këtë atmosferë me rezultate. Ata kanë të drejtë të na sulmojnë, ne duhet ta ndryshojmë këtë me rezultate.
A ndihesh i detyruar të bësh një apel për tifozët? Nuk duhet të bëj asnjë apel. Tifozët e Juventusit kanë të drejtë të na kontestojnë, sepse presin performanca të mëdha. Ne duhet të bëjmë grup mes nesh, sepse jemi të rinj dhe na mungon eksperienca. Objektivi ynë është të shkojmë në Ligën e Kampioneve.
Si e shpjegon këtë brishtësi? Provimi final do të bëhet në fund të sezonit. Mund të kishim bërë më mirë në Ligën e Kampioneve dhe kemi bërë një figurë të keqe në Kupë.
Çfarë duhet të bëjë kapiteni? Duhet të jem i pari që shkoj në stërvitjen e ardhshme. Pastaj, duhet të jem i pari që stërvitem. Në këtë moment duhet të flasim pak dhe të punojmë më shumë se të gjithë.
Si mund të riniset pas kësaj humbjeje? Është një humbje që dhemb. Unë njoh vetëm një mënyrë për ta kaluar këtë dhe është puna e përditshme. Duhet të bëjmë grup dhe të mbrohemi nga ato që po dalin. Tani duhet të punojmë edhe më shumë dhe më shumë se më parë.
PANORAMASPORT.AL