Thursday, 12. March 2026
Sport

Atalanta interesohet për Zhegrovën

GS 09/10/2024 1 Min. Lesezeit

Numri i skuadrave që po shprehin interesim për shërbimet e Edon Zhegrovës, dita ditës po shtohet.

Së fundmi, në garë për transferimin e futbollistit të Kombëtares së Kosovës është futur edhe skuadra e Atalantas, kanë njoftuar të mërkurën mediumet italiane.

Mësohet se Atalanta po e sheh Zhegrovën si përforcim ideal për sezonin e ardhshëm dhe po bën gati ofertën për ta bindur Lillen në lirimin e tij pas përfundimit të sezonit aktual.

Zhegrova ka vazhduar me paraqitje të mira edhe këtë sezon te Lille, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2026.

Interesimi është i madh për 26-vjeçarin, i cili është monitoruar edhe nga Juventusi, Milani, Manchester Unitedi e Real Madridi.

Këtë sezon, Zhegrova ka 6 gola e 1 asistim në 11 paraqitje për Lillen në të gjitha garat, ndërsa kartoni i tij vlerësohet mbi 20 milionë euro.

Teilen: