Atalanta “ndihmon” Spanjën, vështirësohet vendi i 5-të në Champions për Italinë
Pas ndeshjeve të fundit në Champions, Serie A humb terren në raport me kampionatet big edhe për shkak të humbjes së skuadrës së Berat Gjimshitit.
Italia mbetet e 5-ta në renditjen e UEFA-s për 2025/26, që u jep mundësinë e kualifikimit edhe të një skuadre të 5-të në Champions-in e ardhshëm dy ligave që e mbyllin në dy vendet e para në fund të sezonit. Në pritje të ndeshjeve të sotme të Europa League, dy ditët e Champions-it nuk sollën gëzim në Itali.
E vetmja fitore e skuadrave të Serie A ishte ajo e Juventus, Napoli barazoi, ndërsa Inter dhe Atalanta humbën. Pikërisht humbja e befasishme e Gjimshitit me shokë e mban Spanjën para Italisë. Problemi më i madh është se Anglia dhe Gjermania kanë fituar terren. Vetëm ndaj Polonisë Italia ka fituar pikë.
Renditja e UEFA-s 2025/26
1)Anglia 16.152 pikë (9 ekipe nga 9 në garë)
2)Polonia 13.625 (3 nga 4)
3)Gjermania 13.285 (7 nga 7)
4)Spanja 12.937 (8 nga 8)
5)Italia 12.178 (7 nga 7)
6)Qipro 11.406 (3 nga 4)
7)Franca 10.928 (7 nga 7)
8)Greqia 9.900 (4 nga 5)
Pikëzimi sezonal i çdo kampionati kalkulohet duke mbledhur rezultatet e skuadrave në kupa (2 pikë për çdo fitore, 1 për barazimin, plus bonuset) dhe duke e pjesëtuar totalin me numrin e skuadrave pjesëmarrëse. Dy kampionatet e para në fund të sezonit fitojnë një vend ekstra në edicionin e ardhshëm të Champions League.
Pikët totale nuk varen vetëm nga rezultatet e ndeshjeve, përfshihen edhe bonuse specifike për pjesëmarrjen në Champions: renditja në grupe dhe kalimi nga turet me eliminim direkt.