Monday, 24. August 2026
Sport

Atalanta nuk është më surprizë, fiton me Milanin dhe ngjitet në krye të renditjes

GS 07/12/2024 1 Min. Lesezeit

Atalanta e Berat Gjimshitit nuk ka të ndalur në Serinë A, teksa mbrëmjen e sotme regjistroi fitoren e 11-të në 15 javë, duke mposhtur Milanin me rezultatin 2-1.

Një triumf i artë ky që ngjit bergamaskët përkohësisht në vendin e parë me 34 pikë, 2 më shumë se ndjekësit e Napolit që kanë një ndeshje më pak.

Image

Golat e De Ketelare në minutën e 12-të dhe Lukman në minutën e 87-të, i dhuruan suksesin skuadrës së Gasperinit, teksa golin e vetëm për Milanin e shënoi Morata në minutën e 22-të.

Kjo ishte humbja e katërt në kampionat për Milanin e Fonsekës, që e shikon veten në vendin e shtatë me 22 pikë.

Duelin e radhës kuqezinjtë do e luajnë në “San Siro” ndaj Xhenoas, ndërkohë që kryesuesit e Atalantës, luajnë në transfertë ndaj Kaljarit të Alen Sherrit. 

Për sa i përket Gjimshitit, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare qëndroi në fushë 76 minuta, teksa më pas i la vendin Kosounout. 

Teilen: