Tuesday, 10. March 2026
Sport

Atalanta, Palladino: Me Bayern është  një ‘Mision i Pamundur’, por ne besojmë

GS 10/03/2026 2 Min. Lesezeit

“Nesër do të jetë një natë magjike dhe e bukur për ne, dhe ne duam ta shijojmë atë. Është një ëndërr të përballemi me Bayern, një nga ekipet më të forta në botë dhe ndoshta më në formë nga pesë ligat më të mira të Evropës”.

Kjo ishte deklarata e trajnerit të Atalantës, Raffaele Palladino, në prag të ndeshjes së parë të raundit të 16-shes të Ligës së Kampionëve kundër gjermanëve. “Është ndoshta një ndeshje ‘Mision i Pamundur’, do të duhet një përqëndrim maksimal. I pashë djemtë shumë të përqendruar, të qetë. Ne e dimë forcën e tyre, por ëndrrat ekzistojnë, dhe ne duam të konkurrojmë dhe t’ua vështirësojmë gjërat”.

“Në shtëpi, ne duam të përsërisim performancën që patëm kundër Borussias, mezi presim të zbresim në fushë”, shtoi ai. Atalanta është i vetmi ekip italian i mbetur në Ligën e Kampionëve. “Është një kënaqësi e madhe dhe një burim krenarie të përfaqësoj të gjithë Italinë. Ndjejmë mbështetjen nga të gjithë”.

“Në ditët e fundit, kam marrë shumë mesazhe inkurajimi nga kolegë dhe ish-lojtarë te Fiorentina dhe Monza. Do të jetë një kënaqësi e madhe për ne, nuk duam ta kufizojmë veten. Duam të konkurrojmë, edhe pse janë një ekip vërtet i fortë. I kemi studiuar dhe është një burim rritjeje edhe për mua, përballja me lojtarë kaq të fortë”, tha Palladino.

Teilen: