Wednesday, 4. March 2026
Sport

Atalanta refuzon ofertën e parë të Manchester United për Rasmus Hojlund

GS 16/06/2023 1 Min. Lesezeit

Manchester United është duke kërkuar me ngulm një sulmues qendror gjatë kësaj merkatoje verore.

Pas “jo-së” të Tottenham për ta lënë të lirë Kane të transferohet te “Djajtë”, Manchester United tashmë ka hedhur sytë nga sulmuesi danezi i Atalanta, Rasmus Hojlund.

Sipas raportimeve nga “Sportmediaset”, United ka ofruar 35 milionë euro për shërbimet e 20-vjeçarit, por zikaltërit e Bergamos i kanë refuzuar duke theksuar se nevojiten të paktën 50 milionë euro për ta lënë të lirë.

Në 32 ndeshje këtë sezon në kampionatin italian, Hojlund ka shënuar 9 gola dhe ka asistuar 4 herë./ h.ll/abcnews.al

Teilen: