Klubi i futbollit Atalanta ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Club Brugge, në ndeshjen e xhiros së dytë të Champions League në futboll.
Skuadra belge ishte shumë afër një pike, por minutat e fundit ishin të kobshme për ta.
Futbollisti Tzolis (38’) shënoi për ekipin belg dhe për vendasit Samarxhiq (74’ – nga penalltia) e Pasalic (87’).
Berat Gjimshiti u paraqit titullar në fitoren e madhe të Atalantës.
Club Brugge renditet në vend të pestë me 3 pikë e Atalanta e 15-ta me 3 sosh.