Pavarësisht rinovimit gjatë sezonit të kaluar për një kontratë afatgjatë deri në vitin 2035, Nico Williams sipas të gjitha gjasave do të largohet këtë verë nga klubi bask.
I penguar edhe nga dëmtimet e vazhdueshme, anësori 23-vjeçar ka shënuar vetëm 4 gola dhe ka dhënë 6 asiste këtë sezon, shumë larg prtishmërive. Vetë lojtari është i hapur për një aventurë të re dhe te këtë mundësinë të luajë për një ekip ku mund të fitojë trofe. Në këtë situatë, klubi bask ka vendosur të pranojë largimin e tij në rast se vjen oferta e duhur, që është klauzola e vendosur për largimin e tij, 95 milionë euro.
Për anësorin spanjoll ka një interes të madh në Premier League dhe destinacioni i ri pritet të jetë pikërisht Anglia. Arsenal, Chelsea dhe Manchester United do të garojnë mes tyre për transferimin e Williams.