• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Atletico e Inter “hidhen” në sulm për Thuram, në garë dhe ekipe nga Franca, Anglia e Gjermania

23/05/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Me një fizik të fuqishëm dhe i saktë para porte, “bomberi” francez i Borussia Monchengladbach, Marcus Thuram është kthyer në “shënjestrën” e “gjigandëve” evropianë këtë merkato vere, me 10 klube nga Italia, Franca, Spanja e Anglia që duan të bëjnë të tyrin,  pas përfundimit të kontratës me gjermanët.

Sipas prestigjiozes franceze, “L’Equipe”, “los colchoneros” të Ateltico Madrid, “zikaltërit” e Inter dhe një klub i Bundesliga që ka arritur të kualifikohet për në Champions League, por që emri deri në këto momente nuk i është bërë i ditur, kanë bërë një ofertë zyrtare francezit, pas përfundimit të kontratës me Gladbach.

Interes të madh për sulmuesin 25-vjeçar të “gjelave” francezë kanë treguar gjithashtu dhe Manchester United, Milan e PSG, me këta të fundit që kanë shtuar shumë interesin e tyre vitet e fundit për nënshkrime me lojtarë francezë.

Ndërkaq, kujtojmë se Thuram ka regjistruar këtë sezon 31 paraqitje me fanellën e Borussia Monchengladbach, në të cilat ka gjetur 16 herë rrugën e rrjetës, si dhe ka asistuar në 7 raste shokët e tij të skuadrës. /i.m /abcnews.al 

Next Post

Inzaghi nuk e diskuton të ardhmen, ndjehet i sigurt në stolin e Interit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.