Tuesday, 28. July 2026
Sport

Atletico eliminon nënkampionin e Evropës, Interin

GS 14/03/2024 2 Min. Lesezeit

Nënkampioni i Evropës, Interi i ka dhënë fund aventurës në Ligën e Kampionëve këtë edicion.

Skuadra e Interit është eliminuar nga Atletico Madridi në 1/8 e finales pas penalltive (3:1).

Me këtë fitore, Atletico bëhet ekipi i fundit që kompleton setin e skuadrave që kanë avancuar në çerekfinale të kësaj gare. Në duelin e kthimit të luajtur në Spanjë, Atletico fitoi 2:1 por kjo nuk mjaftoi për ta eliminuar Interin në kohën e rregullt pasi italianët kishin triumfuar 1:0 në ndeshjen e parë.

Interi avancoi në minutën e 13-të me anë të Federico Di Marcos, por Atletico Madridi u kundërpërgjigj me Antoine Griezmannin dy minuta më vonë. Në fund të pjesës së dytë, Atletico avancoi nëpërmjet Memphis Depayt (87’) për ta dërguar ndeshjen në vazhdime.

Pasi koha e rregullt e ndeshjes së kthimit përfundoi me rezultatin e përgjithshëm 2:2, skuadrat shkuan në dy vazhdimet me nga 15-të minuta por që nuk prodhuan gola. Kështu që, fituesi u përcaktua pas penalltive ku Atletico e mposhti Interin, falë portierit Jan Oblak.

Oblak priti gjuajtjet e Alexis Sanchezit dhe Davy Klassenit nga pika e bardhë, ndërsa Lautaro Martinez gjuajti mbi portë. Të vetmit që shënuan për Interin nga penalltia ishin Hakan Calhanoglu dhe Francesco Acerbi.

Në anën tjetër, golat për Atleticon nga pika e bardhë i shënuan Memphis Depay, Rodrigo Riquelme e Angel Correa. I vetmi që dështoi ishte Saul Niguez.

Teilen: