• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Atletico – Inter, dueli i mbrëmjes në Champions 

13/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sot në mbrëmje do të kompletohet faza çerekfinale e Ligës së Kampionëve, pasi do të mësohen edhe dy skuadrat e fundit që do të avancojnë nga 1/8 e finales.

Megjithatë, dueli më interesant i mbrëmjes, do të luhet në stadiumin “Wanda Metropolitano” në Madrid prej orës 21:00, ku Atletico e pret skuadrën e Interit.

Atletico Madridi futet i motivuar në këtë ndeshje për ta përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë dhe për ta eliminuar Interin, i cili është nënkampion në fuqi i Evropës. Në duelin e parë të luajtur në Itali më datën 20 mars, Interi triumfoi me rezultatin 1:0, falë golit të Marko Arnautoviqit në fund të takimit.

Po ashtu, Atletico në këtë takim vjen pas humbjes shokuese në La Liga, ku pësoi nga skuadra e Cadizit 2:0. Megjithatë, trajneri Diego Simeone pritet t’i ketë në dispozicion të gjithë futbollistët, përfshirë edhe sulmuesin Antoine Griezmann, i cili mungoi në ndeshjen e parë në Itali.

Edhe Interi do të jetë i kompletuar dhe për dallim prej Atleticos ka formë më të mirë pasi i ka fituar 13 ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Po ashtu, në të njëjtën kohë do të luhet edhe dueli Borussia Dortmundit dhe PSV Eindhovenit që gjithashtu do të jetë interesant. Në duelin e parë në Holandë, rezultati ishte 1:1 dhe tani gjithçka do të vendoset në Gjermani.

Next Post

Pesë sfida do të luhen ditën e shtunë dhe 1 ndeshje do të zhvillohet të dielën.

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.