Përforcim në mbrojtje për Atleticon e Madridit. “Colchoneros” kanë prezantuar sot Robin Le Normand si lojtarin më të ri të skuadrës së Diego Simeones.
Qendërmbrojtësi, i cili ishte pjesë e Spanjës në suksesin fantastik në Euro 2024, zbarkon në kryeqytetin spanjoll nga Real Sociedadi. Klub ku kaloi 5 sezone.
Rreth 35 mln euro do të paguajnë drejtuesit e Atleticos në arkat e klubit bask, ndërkohë që 27-vjeçari i lindur në Francë.
Le Normand debutoi me kombëtaren iberike në qershorin e vitit të kaluar.
Dhe deri tani numëron 17 paraqitje dhe 1 gol me kampionët e rinj të Europës.
Lojtari shtatlartë zbarkon kështu nën tek ekipi i Diego Simeones për të zëvendësuar malazezin Savic, i cili u transferua te turqit e Trabzonsporit.
Prezantimi i mbrojtësit potent tek Atletico do të bëhet pasi ai të kthehet nga pushimet.