Atletico Madridi raportohet se do të bllokojë ofertën e Barcelonës për huazimin e dytë të Joao Felixit.
Barça përfundoi një marrëveshje në verë për huazimin e portugezit për sezonin 2023/24.
“Los Rojiblancos” konfirmuan rinovimin e kontratës me Felixin përpara largimit të tij drejt “Camp Nou”, të vlefshme deri në verën e vitit 2029.
“Diario Sport” raportoi se Barcelona do të bëjë një ofertë fillestare për të mbajtur 24-vjeçarin në huazim edhe për sezonin e ardhshëm, por duke përfshirë një klauzolë të mundshme blerjeje.
Megjithatë, pavarësisht nevojës së “Blaugranëve” për një zgjidhje financiare të situatës, raportimi i fundit nga “Relevo” thotë se Atletico Madridi do të refuzojë çdo ofertë huazimi.
Klubi nga kryeqyteti spanjoll mund të jetë i hapur për një huazim të Felixit, me një tarifë prej 15 milionë eurosh dhe një opsion të detyrueshëm blerjeje, por nuk do të pranojnë asnjë zgjatje huazimi të Barcelonës.