Thursday, 20. August 2026
Sport

Atletico Madridi e nis me “këmbë të mbarë”, mposht Malagan

GS 19/08/2026 1 Min. Lesezeit

Atletico Madridi e ka nisur edicionin e ri të La Liga-s me fitore në shtëpi ndaj Malagas.

“Los Rijoblancos” triumfuan me rezultat 2-0, sfidë që deri vonë ishte tepër e baraspeshuar.

Në pjesën e parë pavarësisht disa rasteve, asnjëra nga klubet nuk arriti t’i finalizojë kësisoj skuadrat shkuan në pushim me rezultat 0-0.

Rodrigo Mendoza kishte një mundësi të mirë shënimi megjithatë Herrero me super pritje ia mohoi golin.

Sidoqoftë, ishte transferimi i ri Kang-in Lee që me një gol të bukur nga distanca e la portierin të shtangur për të kaluar Atleticon në epërsi (70’).

Ndërsa, fitoren e vulosi Alex Baena me një supergol nga gjuajtja e lirë (85’).

Atletico me këtë fitore i merr tre pikët e para në La Liga, ndërsa Malaga do të provojë në xhirot e ardhshme.

Teilen: