Mbrojtësi argjentinas Cristian Romero do ta vazhdojë karrierën në La Liga pasi do të largohet nga Premier League e Anglisë.
Romero do ti bashkohet Atletico Madridit, pasi tashmë ka kryer kontrollimet mjekësore dhe ka firmosur kontratë deri në vitin 2031.
Ai te skuadra spanjolle është transferuar nga Tottenhami, ekip që nga shitja e tij do të përfitojë hiq më pak se 40 milionë euro.
Me transferimin e Romeros, Atletico forcon mbrojtjen për sezonin e ri, e cila sezonin e shkuar pësoi 81 gola në 61 ndeshje.
28-vjeçari është njëri ndër mbrojtësit më të vlerësuar në Evropë kurse ishte edhe pjesë e Argjentinës në Botërorin e fundit, që u mposht në finale nga Spanja.
Romero prej vitit 2022 ka luajtur te Tottenhami ku ishte edhe kapiten prej se u largua nga Serie A e Italisë.